← Kthehu në zyrë
Laboratori i Origjina AI
Kontakt

Shkruaj direkt.
Përgjigjet një njeri.

Nuk ka ekip shitjesh dhe nuk ka formular që shkon në zbrazëti. Mesazhin e lexon Aleksanderi, dhe përgjigjen e shkruan po ai.

Rruga më e shpejtë

Zgjidh kanalin që përdor vetë

Sa pret për përgjigje: zakonisht brenda një dite pune. Nëse kalojnë dy ditë pa përgjigje, mesazhi ka humbur diku — shkruaj sërish, nuk është mospërfillje.
Përpara se të shkruash

Dy gjëra që e bëjnë bisedën më të shkurtër

Nëse ke një biznes që duhet sistemuar

Bëj diagnostikën e zinxhirit ose diagnostikën e sovranitetit përpara. Katër minuta, dhe vijmë të dy te biseda duke ditur ku këputet — jo duke e kërkuar bashkë gjatë telefonatës.

Nëse thjesht do të provosh diçka

Të gjitha produktet falas janë të hapura pa regjistrim dhe pa email. Nuk ke pse të shkruash për t'i marrë — shkruaj vetëm nëse do të flasim.

Ose shkruaj këtu

Mesazhi vjen direkt te unë

Ose thjesht përdor email-in më sipër.

Origjina AI · Aleksander Shahu. Mesazhet ruhen për t'iu përgjigjur atyre dhe për asgjë tjetër. Nuk ka ndjekje reklamash në këtë faqe dhe nuk ka cookie-t e palëve të treta.