← Kthehu në zyrë
Showroom-i i Origjina AI, me vitrina objektesh
Dhoma 06 · Showroom

Shtatë vitrina

Ne ndërtojmë sisteme për biznese. Disa prej tyre janë aq të përgjithshme sa ia vlen t'i hapim për këdo. Çdo vitrinë mban një formë të ndryshme — jo një temë: ndryshon si e përdor, si të vjen dhe si paguhet.

Pse i publikojmë. Një agjenci që flet për sisteme duhet të tregojë sisteme, jo prezantime. Çdo produkt këtu është njëkohësisht mjet për ty dhe provë për ne — nëse ai punon, argumenti ynë nuk ka nevojë për fjalë të tjera.
Vitrinat

Zgjidh formën, jo temën

Vitrinat e ndezura i provon sot. Ato të errëta mbajnë kushtin e ndezjes — të njëjtin rregull si distriktet te harta: asgjë nuk ndizet para se të ketë diçka reale pas.

Falas Diagnostikë
● Live tani

Diagnostika e Sovranitetit

24 pyetje · 5 minuta · pa regjistrim
  • Mat gjashtë dimensione veç e veç, jo një rezultat të vetëm
  • Të tregon ku je vërtet dhe ku do të ishe pa hallkën e dobët
  • Emërton dimensionin e vetëm që të mban poshtë
  • Jep hapin e parë konkret, jo këshilla
Falas Diagnostikë
● Live tani

Zinxhiri operativ — Anfrage → Rechnung

10 pyetje · 4 minuta · për firmat në tregun gjermanofolës
  • Mat pesë hallkat: Anfrage, Angebot, Auftrag, Baustelle, Rechnung
  • Emërton hallkën ku humbet më shumë kohë dhe para
  • Jep tri hapa konkretë, duke nisur nga hallka më e dobët
  • Mbaron me një bisedë 20-minutëshe, pa ofertë dhe pa prezantim
Falas Nis →
Falas Mjet
● Live tani

Harta e varësive

Mjet i vetëm · pa regjistrim · të dhënat nuk dalin nga browser-i
  • Listo çdo mjet nga i cili varet puna jote
  • Për secilin: çfarë ndalon nëse zhduket nesër
  • Nxjerr pikat ku nuk ke asnjë alternativë
  • Zakonisht ndryshon prioritetet e gjithë vitit brenda një ore
Falas Udhëzim
● Live tani

Workflow Organizer OS

Udhëzim i vetëm · për asistent AI me akses te skedarët
  • Kthen Desktop, Documents dhe Downloads në një sistem të vetëm
  • Nuk fshin dhe nuk mbishkruan — punon me kopje, me regjistër
  • Ndalon dhe të tregon planin para se të prekë skedarin e parë
  • Nxjerr bisedat e ChatGPT-së dhe Claude-it si dokumente të kërkueshme
Raport
Së shpejti

Raporti personal i sovranitetit

PDF · i gjeneruar nga përgjigjet e tua
  • Rreth 20 faqe të shkruara për rezultatin tënd, jo të përgjithshme
  • Trajtim i thellë i hallkës që të kufizon dhe pse ngec
  • Plan 90-ditor me pesë veprime të vendosura në javë
  • Si duket niveli i ardhshëm dhe si e dallon që e kalove
€19një herë
Program
Së shpejti

Programi: dy nivele lart

8 module me video · 2 trajnime live · grup i mbyllur
  • Një modul për çdo nivel, i shikueshëm kur të duash
  • Dy sesione live ku ndërtohet sistemi yt, jo teoria
  • Shabllonet dhe kodi që përdorim vetë te Origjina
  • Rivlerësim pas 90 ditësh, i përfshirë në çmim
€249një herë
Shkalla që mat diagnostika · tetë nivele
Niveli 1 — Eksplorues
1 Eksplorues
Niveli 2 — Operator
2 Operator
Niveli 3 — Bashkëpunëtor
3 Bashkëpunëtor
Niveli 4 — Dizajner sistemesh
4 Dizajner sistemesh
Niveli 5 — Menaxher inteligjence
5 Menaxher inteligjence
Niveli 6 — Ndërtues ekosistemesh
6 Ndërtues ekosistemesh
Niveli 7 — Krijues sistemesh
7 Krijues sistemesh
Niveli 8 — Sovran i inteligjencës
8 Sovran i inteligjencës
Si funksionon shtylla

Falas hap derën, me pagesë hap rrugën

01

Produktet falas japin diagnozë

Të tregojnë ku ndodhesh dhe çfarë të kufizon. Nuk kërkojnë pagesë sepse vlera e tyre për ne është të dhëna: kuptojmë ku ngec tregu vërtet.

02

Produktet me pagesë japin rrugën

Diagnoza pa plan është vetëm ankth. Produktet me pagesë marrin rezultatin tënd specifik dhe e kthejnë në hapa me radhë dhe afate.

03

Të dyja janë provë për Origjinën

Kush e provon sistemin tonë në të vogël e kupton si punojmë në të madhe. Disa do ta bëjnë vetë me produktet. Të tjerët do të kërkojnë ta ndërtojmë ne.

Nis nga e para

Nuk e di nga t'ia fillosh?

Bëj diagnostikën. Është falas, zgjat pesë minuta dhe të thotë saktësisht cilin nga gjashtë dimensionet duhet të prekësh të parin.

Numri i vitrinave nuk rritet sepse duket mirë. Një vitrinë e re hapet vetëm kur forma e saj ndryshon vërtet mënyrën si e përdor, si të vjen dhe si paguhet — përndryshe produkti hyn te një vitrinë ekzistuese.